VIDEO/ Me frymëmarrje disi të vështirësuar, mjeku Skënder Brataj viziton në shtëpi të moshuarën me COVID

29/11/2020 14:16

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka publikuar një video në rrjete sociale, ku tregon se si është një ditë pune në shërbimin e Urgjencës Kombëtare. Video nis me marrjen e komunikimit nga 127.

Menjëherë sapo qendra mëson në lidhje me rastin e personit të dyshuar me koronavirus, menjëherë drejt tij, niset një staf i mirë trajnuar mjekësh. Siç duket në pamje, me frymëmarrje disi të vështirësuar e moshuara merr trajtim për COVID-19 në shtëpi nga mjeku Skënder Brataj.

Ndërkohë, drejtori i QSUT-së, dëgjohet duke thënë se nga fillimi i pandemisë janë bërë mbi 623 mijë thirrje në urgjencë.

“Mbi 11 mijë vizita për COVID-19 janë realizuar në banesë. Kur kam ardhur shërbimi i Urgjencës ishte i fragmentuar. Nuk kishim kapacitetin se sa njerëz kishin nevojë për njësi mjekësore”, tregoi Brataj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA