Sociologu i njohur Gëzim Tushi, i ftuar në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, tha se politikët e korruptuar sipas tij, nuk e meritojnë emblemën e madhe të patriotit.
Sociologu shtoi se qytetarët tanimë janë tejet vigjilentë dhe nuk i besojnë aktivitetit të “shtirur” të politikanëve të korruptuar.
“Unë mendoj që jo të gjithë mund të jenë tradhtar, kam përshtypjen ata politikanë që kanë mëkate të mëdha, janë të korruptuar, kanë vjedhur, ata nuk janë patriotë. Ata duhet ta kuptojnë që qytetari tanimë është tejet vigjilent dhe nuk duron lotët që lëshohen momente të caktuara, apo kur vendosin kurora në varrezat e dëshmorëve. Pas kësaj dukje patriotike, fshihet një njeri që ka mëkate, që është ndryshe nga ç’hiqet, ai nuk është patriot. Një pjesë e konsiderueshme e politikanëve mund të mos e meritojnë emblemën e madhe të patriotit”, tha Tushi.
Top Channel