Në studion e emisionit “E Diell”, më konkretisht në rubrikën “Trotuar”, u diskutua një temë gjithëpërfshirëse e cila përkon dhe me festat e nëntorit, “Sa patriotë jemi”.

Moderatorja e blogerja e njohur Argjira Spanca, tha se ndjekësit në rrjete sociale e kanë etiketuar si jo patriote, pasi ajo në leksikun e përditshëm përdor shumë fjalë në gjuhën angleze.

Argjira sqaroi se ajo e dashuron vendin e saj, familjen, ndërsa përdorimin e tepërt të anglishtes, e justifikoi me faktin që për shumë vite ka punuar me amerikanë dhe i është kërkuar të flasë gjatë gjithë kohës anglisht.

“Unë nëse flas për veten time unë e ndjej veten person që e dua vendin tim, familjen, edhe me pikat e përmendura nga profesori jam patriote. Unë shpesh kam futur fjalë anglisht, kjo më është imponuar nga puna që kam bërë në Kosovë, kam punuar me amerikanët. Ka qenë një punë që ta ka imponuar çdo ditë anglishten, sepse ke pasur një staf të përbërë nga amerikanë. Unë kam udhëtuar shpesh në Londër dhe shpesh më ka shpëtuar më shumë fjalë. Unë nuk mendoj që ka të bëj me pjesën patriotike”, tregoi Argjira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA