Tentoi të vriste me armë zjarri 27-vjeçarin pas një konflikti të çastit, ndërhyn policia

29/11/2020 12:49

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë është parandaluar një konflikt që do kishte pasoja të rënda për jetën, në qytetin e Beratit.

Ngjarja ka ndodhur në Berat një lokal në lagjen “Kushtrim”, ku shtetasi H. Z., 28 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K. K., 27 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar lokalin ku po ndodhte ngjarja dhe falë ndërhyrjeve të shpejta e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste me armë zjarri 27-vjeçarin, pas një konflikti të çastit, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen.

Policia arrestoi në flagrancë autorin e ngjarjes.

Policia e Beratit, sapo ka marrë njoftim se në një lokal në lagjen “Kushtrim”, Berat, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në adresën e dhënë.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi H. Z., 28 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K. K., 27 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar lokalin ku po ndodhte ngjarja dhe falë ndërhyrjeve të shpejta e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja e kryer me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

 

Top Channel