Rimbursimi i ilaçeve të Covid-19/ Unioni i Biznesit Farmaceutik kundër vendimit të Fondit që bën orientimin sipas depove

29/11/2020 19:45

Unioni i biznesit farmaceutik i ka dërguar një letër ankese , Fondit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe ministrisë së Shëndetësisë ku i kërkon  të korrigjojnë  menjëherë  shkeljen e bërë  nga Fondi  në lidhje  me udhëzimin e dërguar për  rimbursimin e barnave për trajtimin e pacientëve  me covid në banesë i cili  orienton  mjekun dhe pacientin vetëm drejt një bari apo suplementi pra vitaminat, sipas emrit tregtar dhe depove të autorizuara prej tyre, duke i favorizuar ato e duke përjashtuar depo të tjera që kanë të njëjtin bar apo vitamina.

Në letër ankese  thuhet se kjo praktikë e ndjekur nga Fondi si asnjëherë tjetër   është e kundërligjshme dhe cënon veprimtarinë  e tyre treg  duke shkelur  konkurencën  e lirë dhe e ndershme. Kjo praktike e ndjekur nga Fondi bie ndesh me  praktikën e ndjekur  me  listën e  barnave të rimbursueshme ku për një lloj bari përfshihen të gjitha  barnat zëvendësuese  tëe deklaruara në treg .

Për më tepër thuhet në letër ankese kjo praktikë e ndjekur nga Fondi  nuk mund të justifikohet me përzgjedhjen e barnave me çmimin më të lirë në treg pasi jo vetëm që ka edhe të tjera me çmim më të lirë, por në këtë rast nuk rimbursohet 100 % skema e trajtimit të pacientit pasi  janë përcaktuar  16 mijë lekë të vjetra për një pacient  me covid në stad të lehtë dhe 10 9 mijë lekë të vjetra për një pacient me covid që është në stad më të komplikuar. Sipas eksperteve të farmaceutikes  në këtë rast mund të përfshihen  në dy paketat e trajtimit e  të gjitha  barnat dhe suplemente me të njëjtin emër xhenerik dhe formë doze . Duke i dhënë të drejtë pacintë të  jetë i lirë të zgjedhe vetë se cilin bar do të marrë  dhe nga ana tjetër nuk cënon konkurencën  në treg. Për më tepër kjo nuk do të ndikonte aspak në vlerën e rimbursimit që ofron Fondi për secilën paketë të rimburismit .

Ndaj në ketë letër ankesë theksohet për një ndërhyrje të shpejtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA