Pandemia e Covid 19 në disa shtete është shoqëruar edhe me raste të vetëvrasjeve të pacientëve të infektuar.

Ky fenomen është konstatuar së fundi edhe në Japoni, dhe të dhënat tregojnë se rastet e konstauara kanë arritur një shifra të frikshme, edhe pse nuk ishte një nga shtetet që pati vendime ekstreme të izolimit shoqëror për të përballuar pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi.

Ekspertët kanë paralajmëruar se pandemia mund të çojë në një krizë të shëndetit mendor. Papunësia masive, izolimi shoqëror dhe ankthi po u shkaktojnë pasoja njerëzve në mbarë botën. Ekspertët i tremben së tepërmi valës së tretë të Covid, që pritet të vijë pas janarit. Në Japoni, statistikat qeveritare tregojnë se vetëvrasja mori më shumë jetë në tetor sesa Covid-19 gjatë gjithë vitit deri më sot.

Numri mujor i vetëvrasjeve japoneze u rrit në 2,153 në tetor, sipas Agjencisë Kombëtare të Policisë të Japonisë. Japonia është një nga disa ekonomitë kryesore që zbulon të dhëna për vetëvrasjen në kohë. Të dhënat japoneze mund t’u japin vendeve të tjera njohuri për ndikimin e masave pandemike në shëndetin mendor dhe cilat grupe janë më të prekshmet. Japonia ka kohë që lufton me një nga nivelet më të larta të vetëvrasjeve në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në vitin 2016, Japonia kishte një normë vdekshmërie vetëvrasëse prej 18.5 për 100,000 njerëz, e dyta vetëm pas Koresë së Jugut në rajonin e Paqësorit Perëndimor dhe pothuajse trefishoi mesataren vjetore globale prej 10.6 për 100,000 njerëz.

Ndërsa arsyet e shkallës së lartë të vetëvrasjes në Japoni janë komplekse, orët e gjata të punës, presioni i shkollës, izolimi social dhe një njollë kulturore rreth çështjeve të shëndetit mendor janë përmendur të gjithë si faktorë kontribuues.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA