Afro një vit pasi doktorët identifikuan rastet e para të një sëmundjeje të re shqetësuese në qytetin kinez të Wuhanit, vendi duket se ka ndërmarrë tani një fushatë për të vënë në pikëpyetje origjinën globale të pandemisë së koronavirusit.
Media shtetërore po raporton gjithnjë e më shumë për koronavirusin e zbuluar në paketimet e ushqimeve të ngrira të importuara, që nuk konsiderohet një faktor domethënës infektimi në vende të tjera dhe kërkimeve për raste të mundshme të sëmundjes së zbuluar jashtë kufijve të kinës para dhjetorit 2019. Gazeta zyrtare e partisë së punës, pretendonte në një postim në facebook javën e shkuar, se të gjitha provat në dispozicion sugjeronin se koronavirusi nuk nisi në Wuhan.
“Wuhani ishte vendi ku koronavirusi u konfirmua së pari, por jo vendi i origjinës së virusit”, cintonte ajo një ish epidemiolog të qendrës kineze për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të kinës, i pyetur për raportet se virusi e kishte origjinën jashtë kinës, tha vetëm se ishte e rëndësishme të bëhej dallimi mes vendit ku u pikas së pari covid 19 dhe ku ai kaloi barrierat mes specieve për të infektuar njerëzit.
“Edhe pse Kina ishte e para që raportoi rastet, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që virusi lindi në kinë”, tha zëdhënësi në një konferencë për shtyp. “Gjurmimi i origjinës është një proces në vazhdim që mund të përfshijë shumë shtete dhe rajone”. Shkencëtarët kinezë kanë ofruar madje edhe një studim për publikim në revistën Lancet, që pretendon se Wuhani nuk është vendi ku transmetimi nga njeriu tek njeriu i sars cov 2 ndodhi së pari, duke sugjeruar se rasti i parë mund të kish qenë në indi.
Top Channel