Nëntori ndryshe/ Pandemia kufizoi festimet për pavarësinë dhe çlirimin e vendit

29/11/2020 20:12

Për të dytin vit, Shqiptaria nuk po e feston siç di ajo, festën e çlirimit të vendit.

Në këtë përvjetor të 76-të, shqiptarët kremtojnë jo vetëm çlirimin nga pushtuesit nazi-fashistë, por edhe luftën çlirimtare të Kosovës.

“Jam familje dëshmori. Çdo vit, kjo kohë na gjen në Vlorë, por këtë herë nuk mundemi, nga frika e pandemisë.

Të paharruara qofshin sakrificat, gjaku i dëshmorëve tanë.

Brezat duhet t’i çmojnë vlerat e tyre dhe të përpiqen ta bëjnë këtë vend. Se shqiptarët do ta bëjnë Shqipërinë.”

Në morinë e njerëzve që shëtisin dhe policisë që mbikëqyr respektimin e masave anticovid, patëm nderin të takonim një nga veteranët e fundit të UÇK-së.

“Jam ushtarak, nga Kukësi dhe ish luftëtar në çlirimin e Kosovës. Si zonë kufitare përjetuam terrorin, raprezaljen e serbëve ndaj vëllezërve tanë.

Kam qenë në krah të atyre, që ranë dëshmorë dhe krerëve më te lartë si Thaçi, Krasniqi, Syla etj., që sot gjykohen në Hagë. Ata  janë shqiptarë, që dalloheshin nga të tjerët për cilësitë e rralla që mbartin.

Ata rrëmbyen armët dhe u treguan shqiptarëve dhe botës, se vetëm me luftë do çlirohemi nga pushtuesi.

Jam përfshirë që në vitin 1997 dhe kam qenë në radhët e UÇK-së, në operacionin “Shigjeta”, që ishte finali në goditjen e serbëve.

Ndryshe nga serbët, që nuk i dorëzuan në Hagë ata që kryen 16 masakra në Kosovë, liderët tanë luftuan, sollën lirinë, dhe shkuan edhe në Hagë.

Nuk kemi patur kurrë asnjë direktivë apo orientim, siç akuzohen luftëtarët në Hagë. Ata janë të pafajshëm. Gjithë shqiptaria duhet t’i nderojë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA