I shpallur në kërkim për vjedhjen e 50 kg naftë dhe një bateri gjeneratori, arrestohet 27-vjeçari në Bulqizë

29/11/2020 11:55
Ilustrim

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje është vënë nën prangat e policisë, në Bulqizë.

Policia ka ndaluar shtetasin L. L., pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër (në kërkim), pranë antenave të kompanive celulare në Fushë-Bulqizë, kanë vjedhur rreth 50 kg lëndë djegëse (naftë), dhe një bateri gjeneratori.

Njoftimi i policisë/ Bulqizë

Bie në prangat e policisë një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për Vjedhje.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:

– L. L., 27 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër (në kërkim), pranë antenave të kompanive celulare në Fushë-Bulqizë, kanë vjedhur rreth 50 kg lëndë djegëse (naftë), dhe një bateri gjeneratori.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel