Dita e Çlirimit/ Rama, Meta dhe Ruçi homazhe te varrezat e Dëshmorëve! Qëndrojnë ‘larg’ njëri-tjetrit (FOTO)
29/11/2020 10:42
Në 76-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë, kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kanë mbajtur homazhe në varrezat e Dëshmorëve.
Në homazhe ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Në ceremoninë e shkurtër që u mbajt u vu re që nuk pati përshëndetje mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta.
Për më tepër ju ftojmë të shihni fotogalerinë e mëposhtme:
Top Channel