
24/02 19:13
Infektimi me COVID-19, privoi prezencën drejtuesit të emisionit “E Diell”, Edi Manushi, në studio.
Ai u lidh me stafin pak para fillimit të emisionit të kësaj të diele, ku foli në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. Manushi tha se ndihet shumë mirë, duke shtuar me humor se këto kohë është ambientuar më shumë me pajisjet teknologjike.
Para se të largohej nga lidhja, Edi i uroj fat kolegëve të tij, të cilët kanë përgatitur një të diel ndryshe me rastin e festave të nëntorit.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon.
Top Channel