76 vjetori i Çlirimit të Shqipërisë/ Meta, Ruci dhe Rama bashkë, nderojnë dëshmorët. LSI “ndahet” nga PD, homazhe dhe komunistët

29/11/2020 18:01

Nëse një vit me parë festat kombëtare u tronditën nga tërmeti i 26 nëntorit, një vit më pas Pandemia zbehu festimet për dy datat historike.

Por, covid 19 nuk e ndali respektin për dëshmorët e luftës. Me radhë krerët më të lartë të shtetit vendosën kurora me lule pranë memorialit “Nënë Shqipëri”.

Meta: Populli shqiptar ka treguar se di te ngrihet mbi përçarjet, kërkohet një ndryshim i jashtëzakonshëm dhe ky ndryshim ka të bëjë me atë, që ata do të marrin fatin në dorën e tyre, nuk kanë nga të presin.

Politika vijoje traditën e përkujtimit të ndare të dy datave historike. Demokratët i përkujtuan në një ditë si 28 ashtu edhe 29 nëntorit ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi homazhe pranë memorialit Nënë Shqipëri pasi u larguan përfaqësuesit më të lartë të shtetit.

Nostaligjikët e regjimit diktatorial nuk munguan as këtë vit edhe pse grupmosha e tyre është me e rrezikuar nga pandemia e covid 19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA