15 vjetori i Gjirokastrës ne UNESCO/ Vepra e Muntaz Dhramit do të përkujtojë këtë ngjarje

29/11/2020 12:25

Një basoreliev i skulptorit Muntaz Dhrami do të dekorojë tani murin memorial që përkujton hyrjen e Gjirokastrës në UNESCO.

Një basoreliev i skulptorit Muntaz Dhrami do të dekorojë tani murin memorial që përkujton hyrjen e Gjirokastrës në UNESCO. Basorelievi në bronx është një paraqitje artistike e qendrës historike të qytetit bashkë me përshkrimin e momentit të pranimit si pasuri botërore.

Pllakata e dikurshme ishte vendosur shpesh në qendër të debateve lokale për shkak të stilit jo identifikues dhe  për shkak të vështirësisë që vizitorët kishin për ta kuptuar simbolikën. Muri memorial që simbolizon statusin e qytetit është një vend tipik fotografish për vizitorët.

Gjirokastra u pranua në UNESCO në korrik të vitit 2005, 15 vite më parë gjatë takimit të sesionit të 29-të organizatës.

Në këto 15 vjet sfidat për qytetin kanë qenë të shumta dhe të lidhura si me mbrojtjen ligjore të trashëgimisë ashtu edhe me ndërhyrjet e paligjshme në zonën historike. Gjirokastra vetëm gjatë viteve të fundit po e konsideron  turizmin si një mundësi me interes për të ardhmen.

Top Channel