Drejtuesi i nismës “Thurje”, Endri Shabani gjatë prezantimit të kësaj partie ka thënë se ka ardhur koha që çdo kriminel që qeveris sot në parlament të zëvendësohet me një pedagog të aftë sot.
“28 nëntori i parë ishte me shpata, i dyti ishte me armë, i treti virtualisht. Vij sot këtu si drejtues i nismës Thurje. Shumë prej nesh jemi prindër të fëmijëve që shkojnë në kopshte që nuk kanë ngrohje. Ne jemi trashëgimtarë të gjyshërve që nuk e kanë menduar kurrë që do të ishin në këtë gjendje sot. Nuk i meritojmë këta që na kanë qeverisur. Çdo kriminel që qeveris sot në parlament ta zëvendësojmë me një pedagog të aftë. Që të kemi një parlament që është i mbushur me njerëz të lirë dhe të aftë. Duam t[i rikthejmë legjitimitetin parlamentit. Se nuk jemi ne ata që mendojmë se Shqipëria nuk bëhet, ne mendojmë se Shqipëria bëhet nëse bëhen bashkë shqiptarët e ndershëm. Midis dy rrugëve sot kemi zgjedhur rrugën më të vështirë. Më mirë të humbasësh duke qenë në anën e drejtë të historisë sesa të shesësh shpirtin”, tha Shabani.
Top Channel