Presidenti Ilir Meta ka uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë. Meta në këtë ditë të shënuar për shqiptarët bën thirrje për punë dhe angazhim në mbrojtje të simbolit tonë të shenjtë dhe përbashkues.
Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit.
108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa- shkruan Meta në Facebook.
Postimi i plotë i Metës:
Top Channel