Thuajse tre milionë njerëz vuLnerabël, përfshirë të sëmurë dhe të moshuar në Angli, do të marrin pilula vitamine D falas në kuadër të përpjekjeve të vendit për të luftuar Covid-19 këtë dimër.

Vitamina ndihmon në rregullimin e lëndëve ushqyese që nevojiten për të mbajtur të shëndetshme kockat, dhëmbët dhe muskujt. Ndërsa trupi krijon vitaminën D nga rrezet direkte të diellit në lëkurë, njerëzit po qëndrojnë më shumë se zakonisht brenda këtë vit për shkak të masave të koronavirusit.

Ekspertët e shëndetësisë këshillojnë që çdo dimër, të gjithë, veçanërisht të moshuarit, ata që nuk mund të dalin jashtë dhe personat me ngjyrë të errët lëkure, duhet të marrin vitaminë D çdo ditë nga tetori në mars. Njerëzit që janë klinikisht ekstremisht vulnerabël, si ata në shtëpitë e kujdesit, do të kenë një furnizim katër mujor me vitaminë D duke filluar nga janari.

Edhe pse ka patur disa raporte, sipas të cilëve vitamina D redukton rrezikun e koronavirusit, ekspertët thonë se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur marrjen e suplementit për të parandaluar apo kuruar Covid-19.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA