“Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit dhe Skënderbeut”/ Dita e Pavarësisë, urojnë Yuri Kim dhe Luigi Soreca

28/11/2020 09:54

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca kanë dërguar mesazhe urimi ndaj shqiptarëve.

“Në 18 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi duke e shpallur të pavarur nga Perandoria Osmane. Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur! Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit dhe Skënderbeut! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë”, thuhet në mesazhin e ambasadores Yuri Kim.

Ndërkaq ambasadori Soreca shkruan:

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Këtë vit nderojmë shqiptarët që humbën betejën e tyre kundër Covid-19 dhe sakrificës së mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që janë në vijën e frontit çdo ditë. BE qëndron pranë popullit shqiptar. Më të fortë së bashku”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA