Ivanka Trump ka ironizuar ashpër së fundmi sugjerimet e bashkëshortit për darka romatike, që janë gjithmonë të lidhura me bizneset e tij ose të tyre, si dhe shton se zakonisht arrin dhe objektivat në lidhje me jetën e saj familjare.
39 vjeçarja Ivanka ka shërbyer si këshilltare e babait të saj president Donald Trump, deri në humbjen e tij ndaj demokratit Joe Biden në fillim të muajit.
Para angazhimit në politikë ajo ishte biznesmene e njohur e përfshirë në prona të patundshme, ndërtim dhe modë.
Nëna e tre fëmijëve ka thënë më parë se mes ambicjeve të familjes së saj është dhe “ndryshimi i linjës ajrore” të disa prej qyteteve më të njohura në botë. Ajo shton se në fund të javës vlerëson gjithashtu performancën e saj si prind, duke i bërë vetes dy pyetje: “A kam qëndruar me fëmijët kur duhej të qëndroja me fëmijët? A besojne ata se kam qenë aty kur kishin më shumë nevojë?”
Në rrëfimin e saj të fundit ajo vazhdon: “Ka disa javë kur nuk i arrij objektivat, dhe e njëjta gjë është për biznesin. Pyes veten: ‘A po fokusohem në fushat e biznesit ku jam më e nevojshme?’”
Ivanka foli gjithashtu për marrëdhënien e saj me të shoqin Jared, duke pretenduar se ambiciet e tyre të biznesit dominojnë jetën e përbashkët.
Gazetari i Vogue, Jonathan Van Meter kujton një shaka që ajo bënte gjatë një konference për shtyp.
Ivanka tha: “Kur im shoq kërkon të tregohet romantik, ai më nxjerr për darkë në vende nga ku mund të shihen impjantet e tij të biznesit në ndërtim”.
Van Meter shton se kur ajo tha këtë “të gjithë miratuan me kokë”, duke treguar sesa i rëndësishëm është biznesi në marrëdhënien e tyre.
Ajo kujton kur ishin në një restorant “të shkëlqyer në Brooklyn” por papritur e kishte gjetur veten “në majë të impjantit ‘Whole Foods’… në mesnatë, në mes të shiut”.
Ivanka tha: “Ai po më tregonte këtë impjant gjigand që sapo kishte blerë. Dhe unë i them: ‘Aha, prandaj zgjidhe këtë restorant’”.
Van Meek thotë se të ftuarit nisën të qeshin në mënyrë histerike me shakanë, shumica e të cilëve ishin burra të moshës së mesme që punonin për të atin e saj.
Ivanka e Jared janë njohur në 2007, kur të dy ishin 25 vjeç, kur nisën të punonin në biznese të pronave të patundshme.
Por megjithse interesi i tyre ishte fillimisht financiar, ata u martuan dy vjet më vonë dhe Ivanka u konvertua në fenë hebreje të burrit.
Jared e përshkruan gruan e tij si “ambicioze, kompetitive dhe të paduruar”.
Top Channel