Rindërtimi në Fushë-Krujë, Rama inspekton punimet: Kapakët e kabinave bëjini me ngjyra që të kombinohen

27/11/2020 11:26

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama inspektoi punimet për rindërtimin e shtëpive të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Fushë-Krujë.

Kreu i qeverisë ishte i shoqëruar edhe nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, i cili bëri të ditur se kjo do të jetë një nga zonat më të bukura të rindërtimit.

“Bëjini me disa ngjyra, jo shumë, por që të ketë një lloj kombinimi dhe i jep një atmosfere tjetër”, tha ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

Po kështu u bë e ditur se brenda një periudhë të shkurtër do të fillojë edhe rindërtimi i pallateve. Lagja e quajtur “Rilindja” shtrihet në 10 hektarë tokë dhe në pak javë nisin themelet për 15 pallate banimi me 100 apartamente, të cilave do t’u bashkëngjiten qendra shëndetësore, zyrat e shërbimeve, zonat e gjelbërta dhe një treg modern për produktet e zonës. Për kreun e qeverisë, kjo lagje e re do të ndryshojë rrënjësisht jetën e banorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA