Nëse keni dhembje të gishtave, mund të jetë pasojë e kësaj sëmundje

27/11/2020 12:38

Një nga problemet më të mëdha me kockat është Osteoartriti, shkruan “AgroWeb”. Dhimbjet dhe simptomat e saj mund të trajtohen me disa terapi natyrale me bazë bimore. Përpos këtyre terapive, ekspertët rekomandojnë edhe aktivitetin e rregullt fizik.

Disa nga shenjat më të hershme të sëmundjes janë: ngurtësimi i gishtave, dhimbja e kyçeve dhe kërcitja e gjunjëve.

Trajtimet natyrale kundër inflamacionit të osteoartritit

Avokado
Ekstrakti i avokados është gjithashtu efikas në pakësimin e dhimbjes dhe eliminimit të ngurtësimit të gishtave. Megjithatë, ky ekstrakt mund të jetë alergjik për disa njerëz. Edhe konsumi i avokados është i rekomandueshëm.

Xhenxhefili
Xhenxhefili është shumë i mirë në largimin e inflamacionit dhe në parandalimin e simptomave të osteoartritit. Ekstraktet e xhenxhefilit duhen marrë rregullisht për të përmirësuar dhimbjen e ijeve apo gjunjëve si pasojë e osteoartritit.

Xhenxhefilin ju mund ta konsumoni edhe të freskët si çaj ose në gatimë të ndryshme.

Osteoartriti luftohet nëpërmjet ushqimeve
Ngrënia e perimeve, bishtajoreve, drithërave të plota, mishit pa dhjamë dhe produkteve të bulmetit me pak yndyrë është thelbësore për këdo që vuan nga kockat. Ata duhet të shmangin ushqimet dhe pijet e përpunuara që rrisin inflamacionin.

Këtu përfshihet sheqeri, uji me sheqerna shtesë apo alkoli. Njerëzit e prekur nga kjo sëmundje duhet të tregojnë kujdes me peshën. Mbipesha rrit presionin në kyçe dhe gjymtyrë dhe është faktor rreziku për këtë sëmundje.

Ushqimet e pasura me acidet yndyrore omega-3 janë të rëndësishme për mbajtjen nën kontroll të osteoartritit. Këto acide ju mund t’i merrni nga sardelet, salmoni, skumbria, arrat dhe farat e linit. Nëse dëshironi të merrni suplementë të konsultoheni më parë me mjekun. /Lajmi.net/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA