Në ditën e Maradonës/ Napoli mposht Rijeken në Europa League

27/11/2020 12:40

Napoli e nderoi siç duhet ‘mbretin’ e tij, Diego Armando Maradona të ndarë nga jeta në moshën 60 vjeçare pas një ataku kardiorespirator.

Mbrëmja e Europa League ishte e ndjerë për skuadrën dhe qytetin e Napolit ku El Pibe De Oro kishte zënë një vend shumë të madh në zemrat e të gjithëve. Skuadra e Gattusos luajti ndeshjen me Rijekën në Europa League dhe e nderoi në mënyrën më të mirë të mundshme kujtimin e Diego Armando Maradonës.

Sfida me Rijekën për Napolin nisi praktikisht përpara orës 21:00 të së enjtes me tifozë të shumtë që pushtuan ambientet përpara stadiumit San Paolo të cilit presidenti De Laurentiis hodhi idenë që t’i vihet emri i Maradonës dhe ku në asnjë moment të ditës nuk reshtën se zhvilluari homazhet e tyre.

Ndërsa në fushën e lojës në momentin që zbritën në fushën e lojës, të gjithë futbollistët dhe trajneri Gattuso kishin veshur përpar fillimit të sfidës me Rijekën një fanelë me nr.10 dhe me emrin Maradona të shkruar në të, ndërkohë që në ekranet gjigantë të stadiumit ishte shfaqur imazhi i legjendës argjentinase me fanelën e Napolit.

Pas mbajtjes së 1 minute heshtje të kësaj legjende, ishte futbolli i luajtur që foli me skuadrën e Napolit që arriti të fitojë 2-0 me autogolin e Anastasios dhe golit të Lozanos, një fitore që i jep mundësinë Napolit të marrë kreun në Grupin F të Europa League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA