Maqedoni e Veriut/ 28 viktima dhe 1093 raste të reja me COVID
27/11/2020 21:55
Maqedonia e Veriut, vijon të shënojë shifra të larta infektimesh dhe vdekjesh nga koronavirusi.
Sipas të dhënave të fundit nga Autoritetet Shëndetësore raportohet se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 3 084 teste për CoViD-19 dhe prej tyre 1 093 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ose 35 për qind e testeve të kryera.
Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 28 pacientë, ndërsa janë shëruar 819 persona.
Top Channel