Kombëtarja e femrave mund Qipron/ Eliminatorët për Euro 2022, fituan ndeshjen 4-0 në Shkodër

27/11/2020 19:55

Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra mundi me rezultatin e thellë 4-0 Qipron, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Euro 2022.

Në “Loro Borici”, takimi nisi me një minute heshtje në nderim të Diego Armando Maradona, yllit të futbollit i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Pjesa e parë u mbyll me  rezultatin 1 me 0 fale golit të Jasharit ndërsa në 45 minutat e dyta, vajzat kuqezi shënuan edhe 3 gola të tjerë me Docin, Gjinin dhe Maksutin.

Të martën, në datë 1 Dhjetor, Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit eliminatore ndaj Portugalisë në transfertë ku mungese e sigurte do të jetë serish trajneri Armir Grima dhe sulmuesja Hamidi të cilët kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid19.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA