Këshilli bashkiak i Shkodrës voton pro! I hap rrugë privatizimit 100% të klubit të futbollit ‘Vllaznia’

27/11/2020 21:35

Me 39 vota pro, këshilli i bashkisë Shkodër i hap dritën jeshile privatizimin të KF Vllaznia. Procedura do të jetë në ankand në masën 100 % të aksioneve të Klubit të Futbollit Vllaznia.

Këshilli ka qenë dakord për nxjerrjen në shitje të 100 për qind të aksioneve të klubit të futbollit Vllaznia, ndonëse ka pasur edhe këshilltarë që nuk kanë qenë dakord me vlerën prej 508 milionë lekësh të vjetra nga e cila do të nisë ankandi.

Megjithatë këshilltare të tjerë, kanë argumentuar se vlera është e drejte, duke pasur parasysh edhe detyrimet e tjera që blerësi do të jetë i detyruar të paguajë.

Pas kësaj mbledhje, tashmë do të jetë Bashkia Shkodër që do të nise procedurat për shitjen me ankand të KF Vllaznia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA