Një drejtues i spitalit Kapkatet u tha sot gazetarëve se Peter Kigen ishte me fat që punonjësit e kualifikuar të morgut reaguan shpejt kur ‘i vdekuri’ nisi të ulërasë me dhimbje, kur po bëhej një prerje në këmbën e tij për nisjen e balsamosjes.
Burri nga Kenia kishte humbur më parë ndjenjat në shtëpinë e tij. Xhaxhai i tij Denis Langat, tha se 32 vjeçari vuante nga një sëmundje e stomakut prandaj e kishin dërguar me urgjencë në spital.
Një infermier i spitalit të Kapkatet e kishte kontroluar pacientin, thotë Langat, para se ta shpallte të vdekur.
Kështu që Kigen u tranferua në morgun e spitalit, ku stafi nisi ta përgatisje për varrosjen.
Si pjesë e përgatitjeve të blasamosjes, gjaku zbrazet nga venat e trupit dhe zëvendësiohet me kimikate ruajtëse.
Nisja e kësaj procedure bëri që njeriu “i vdekur” të vinte në vete dhe të ulëriste nga dhimbja.
Vëllai i Kigen, Kevin Kipkurui, tha për të përditshmen The Standard : “Më thirri punonjësi i morgut dhe ne pamë që ai po bënte lëvizje. Ne ishim të shokuar. Nuk mund ta kuptonim sesi një person që është ende gjallë ishte derguar në morg”.
Vetë Kigen, duke folur nga krevati i spitalit, thotë se është i shtangur nga ringjallja e tij: “Nuk arrij ta besoj këtë që ndodhi. Si e vendosën ata që kam vdekur?”
Familja e Kigen beson se gabimi është bërë nga stafi i spitalit.
Edhe shefi i mjekëve të spitalit Gilbert Cheruiyot kishte mendim të ngjashëm: “Të afërmit e tij e supozuan të vdekur dhe nuk pritën për çertifikimin e vdekjes. Ata e kishin dërguar në morg me mendjen e tyre pasi nuk dëshironin të prisnin për çertifikimin e vdekjes. Kështu që punonjësi i morgut po përgatiste të basamoste trupin e tij, kur vërejti shenjat e jetës. I këshilloj të gjithë njerëzve që sjellin të dashurit e tyre të ndjekin hapat e caktuar nga rregullorja. Para se një trup të zhvendoset në morg, vdekja duhet të çertifikohet nga mjeku. Në rastin e Kigen, mund të themi se ishte me fat”.
Top Channel