Rrjeti u çmend nga lajmi se Rihanna do të ishte pjesë e kastit të “Black Panther 2”.

Teksa një album i ri nuk duket ende në horizont, emri i këngëtares u shfaq në listën e aktorëve që do të interpretojnë në filmin e ri të shumëpritur përkrah protagonistëve Michael B. Jordan dhe Lettia Wright. U tha se xhirimet priten të fillojnë në korrik të vitit të ardhshëm. Menjëherë fansat e saj kaluan ne delir, duke hedhur hipoteza të ndryshme në lidhje me rolin që Rihanna do të interpretojë.

Por ky lajm u hodh poshtë. Ylli i popit duket se nuk do të shfaqet tani shpejt në ndonjë projekt të këtij lloji. Për çdo rast, nuk do të ishte hera e parë që Rihanna interpreton në një film. Që nga debutimi i saj i parë në 2012 në filmin fantastiko-shkencor “Battleship”, ka koleksionuar disa role. Në 2018-ën mori pjesë në një tjetër film fantashkencë “Valerian dhe qyteti i njëmijë planeteve “ dhe me pas shkëlqeu në filmin aksion “Ocean’8” përkrah aktoreve më të mira të Hollywood-it si Sandra Bullock dhe Kate Blanchet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA