Vrasje, drogë dhe vjedhje/ Nën shënjestrën e OFL-së 7 persona, ja për kë bëhet fjalë

26/11/2020 13:38

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtatë shtetasve.

Bëhet fjalë për Amant Sadikaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentative; Sinan Prenika, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Anxhelo(Fatjon) Demiri, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim; Eduart Karaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; Alfred Lleshaj, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Sokol Djegesina (Pjollaj), banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Edmond Mamushi, banues në Përmet, dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Top Channel