Varhelyi për tërmetin/ BE mbetet në krah të Shqipërisë

26/11/2020 14:14

Në 1 vjetorin e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, mesazhet e solidaritetit për vendin tonë nuk kanë munguar.

Komisioneri Evropian i Zgjerimit, Oliver Varhelyi kujtoi edhe një herë se BE-ja është në krah të Shqipërisë me asistencë të drejtpërdrejtë për rindërtimi.  Zyrtari i lartë euvopian publikoi një video ku shfaqet niveli i dëmeve, përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe solidariteti evropian.

“Një vit pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipëri dhe pas solidaritetit të madh të treguar në Konferencën e Donatorëve të organizuar nga Komisioni Evropian në shkurt, Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë, për të rindërtuar shkollat dhe vendet e trashëgimisë kulturore”, ka shkruar ai duke folur për 58 institucione arsimore që po rehabilitohen për 20.000 nxënës.

“Është më rëndësi që rindërtimi pas tërmetit të ndjekë parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe një ndërtimit më të mirë”, theksoi më tej komisioneri.

Shkurtin e këtij viti, Konferenca e Donatorëve në Bruksel “Bashkë për Shqipërinë”, arriti të mbledhë 1.15 miliardë euro grante, projekte dhe hua të grumbulluara për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA