Thumana një vit pas tërmetit të 26 nëntorit, Veliu: Vijon ndërtimi i shtëpive individuale

26/11/2020 22:35

Gazetari Muhamed Veliu ndodhet në Thumanë mbrëmjen e sotme dhe në një lidhje live me Open ka treguar se si është gjendja një vit pas tërmeti të 26 nëntorit.

Thumana ka qenë një ndër vendet më të prekura nga tërmeti, ku edhe ndërruan jetë 26 nga 51 viktimat në total. I gjithë vendi është kthyer në kantier ndërtimi, ku do të ngrihen shtëpi individuale dhe 14 pallate.

“Po raportoj nga zona e Thumanës, ku do të ndërtohen banesa 1 dhe 4 katëshe. Është dashur një procedurë e gjatë, ka pasur vonesa me shpronësimet , në këto sipërfaqe janë hedhur shtresa dheu sepse ka qenë me dhe të butë sepse është zonë kënetore. Kanë përfunduar trotuaret dhe i është hapur vend ndërtimit të shtëpive individuale, ku do të strehohen 168 familje dhe më pas 14 pallate që nuk kanë nisur ende. 3 prej familjeve këtu kanë preferuar të qëndrojnë aty sepse kanë pronat e bagëtitë, ndërsa mbi 1700 persona vazhdojnë të marrin bonusin. Ka qenë një ditë përkujtimi ku ata kanë kujtuar të afërmit e tyre. Numri më i lartë i viktimave të tërmetit ka qenë në Thumanë 26, 6 nga familja Cara. Thumana është e shkretë, e vijon me këto ritme”, tha Veliu.

Top Channel