ELBASAN- Të paktën 3 persona janë arrestuar dhe rreth 10 kg heroinë është kapur në qytetin e Elbasanit nga policia.

Aksioni është ende në vazhdim dhe policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme. Burime për Top Channel bëjnë me dije se Heroina u kap në një makinë dhe dyshohet të ketë mbërritur nga Turqia.

Hetimet për këtë operacion kanë nisur që prej një muaj, ndërsa thuhet se sasia e heroinës e kapur të jetë edhe më e madhe se 10 kg.

Lajmi në përditësim…

Top Channel