Strehimi i të prekurve nga tërmeti/ Soko: Qeveria i mendon si votë qytetarët! Shkreli: Nuk ka asnjë vonesë!

26/11/2020 22:24

Eksperti i Ekonomisë, Pano Soko dhe zëvendës ministri i Energjisë Artan Shkreli janë përfshirë në debat mbrëmjen e sotme në Open.

Soko tha se qeveria nuk mendon për njerëzit, por i shikon si votë, tani që po afrojnë zgjedhjet kanë filluar punën. Sipas tij ka pasur vonesa në fillimin e rindërtimit. Ndërsa Shkreli tha se nuk ka pasur asnjë vonesë, por janë thjesht çështje procedurash.

 “Kryeministri u gjend shumë euforik, patëm disa premtime që na dhanë shpresë që një pjesë e tyre do të futeshin në shtëpi verën e këtij viti, ku qeveria turke premtoi 424 apartamente. E kemi parë në Tiranë se si bëhen këto shpronësime, kur ne duam i hedhim menjëherë, kur nuk duam nxjerrim afatet. Qeveria turke donte vetëm tokën dhe ne ia dhamë para dy javësh. Ata nuk u kanë lënë leje ndërtimi, janë duke pritur. Çfarë po vuajmë, mefshtësinë, s’u prishet puna për njerëzit, kur vjen puna për votë atëherë thonë, se njerëzit shihen si votë. Çfarë po bëjnë njerëzit, po marrin lekët e i kanë bërë riparimet vetë, kanë vënë rrjetë i kanë mbushur me shkumë e s’ka shkuar asnjë, merri lekët bëj çfarë të duash”, tha Soko.

“Ai lloj tërmeti mund të kishte rrëzuar më tepër objekte sidomos në Durrës. Nuk është vonuar, nuk mundet që qeveria turke ta zgjedhë vetë tokën. Toka është gjetur pas pak javësh, është bërë planifikimi i tokës, bëhet projekti, miratohet, shpronësohet, ky proces në rastin më të mirë është dy muaj, ne kemi bërë shkëmbimin tokë me tokë, prandaj që nuk ka asnjë vonesë por vetëm procedura”, tha Shkreli.

Top Channel