Eksperti i Ekonomisë, Pano Soko mbrëmjen e sotme në Open tha se personat që shkuan të verifikonin dëmet e tërmetit të 26 nëntorit nuk ishin ekspertë.

Sipas tij, Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka verifikuar dhe dhënë këtë informacion. Ndërsa zëvendës ministri i Energjisë Artan Shkreli e ka kundërshtuar duke thënë se ata ishin njerëz të licencuar.

 Bushati: Përditë ka raste suksesi, Rama me hudhra e Veliaj me torta.

 Soko: Me 5 milionë nuk bëhet riparimi i shtëpisë, ekspertët thonë që bëhet. Kontrolli i Lartë i Shtetit tha që ata që quajmë ne ekspertë nuk kanë qenë, pasi kanë qenë njerëz të pakualifikuar,  kjo është parë nga KLSH, ata nuk ishin ekspertë.

 Shkreli: Aty kanë shkuar njerëz të licencuar, zotëria ka refuzuar që të shkojë, prandaj duhet investiguar.

 Bushati: Një debat serioz bëhet se çfarë ka premtuar qeveria dhe sa nga këto ka arritur.

Top Channel