Policia zbardh ngjarjen/ I dogji qëllimisht makinën një 66-vjeçari në Kolonjë, arrestohet autori

26/11/2020 11:21
Foto ilustruese

Një 53-vjeçar, me banim në Vorë të Tiranës ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se i dogji qëllimisht makinën një personi në Kolonjë.

Policia bën të ditur se në pranga u vu shtetasi me iniciale E. C, i cili në datën 25.11.2020, rreth orës 01:30, në fshatin Gërmenj, Kolonjë dogji një makinë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit e Pasurisë në DVP Korçë, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin E. C., 53 vjeç, banues në Vorë, Tiranë. Ky shtetas dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, automjetin tip fuoristradë të markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit Th. Th., 66 vjeç, banues në Gërmenj, Kolonjë”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, me pasoja të rënda materiale”.

Top Channel