Përvjetori i tërmetit/ Rama nga Abu Dabi: Sot firmoset marrëveshjen për 2000 apartamente në Durrës! Së shpejti investim për transformimin e portit të Durrësit

26/11/2020 11:42

Kryeministri Edi Rama në përvjetorin e tërmetit të 26 nëntorit që mori jetën e 51 personave dhe la pa banesë mijëra të tjerë, ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara ku është takuar me princin e kurorës.

Në Abu Dabi do të firmoset sot marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës, si edhe marrëveshjen ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha emiratase.

“Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara – Firmosim sot marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës, si edhe marrëveshjen ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha emiratase për #ShqipërinëqëDuam😍

Nisim së shpejti me investimin e madh për transformimin e portit të Durrësit, në një nga portet më të bukur e më të mëdhenj turistikë të Mesdheut” shkruan Rama.

Top Channel