Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, nga foltorja e Kuvendit ka komentuar akuza e opozitës lidhur me fshehjen e numrave të të vdekurve nga covid-19. Sipas Spiropalit kjo është një shpifje e opozitës, pasi të vdekurit nuk mund të fshihen.

Spiropali, ka komentuar edhe foto e publikuara në disa media pranë opozitës nga morgu i Tiranës, ku shiheshin kufomat të shtrira në tokë. Ajo ka akuzuar opozitën se po bën luftë për pushtet me të vdekurit.

“Cila media në botë cila opozitë në botë nxjerr foto nga morgu në një situatë të tillë kur njerëzit janë të ngarkuar psikologjikisht dhe vujanë se familjarët i kanë të shtruar në spitale. Akuzat mbi moralin e tyre dhe profesionizmin e mjekëve dhe me ngareksë ligjore, shkuan deri aty sa kërcënuan  se do ta çojnë në prokurori por të shkojnë në prokurori. Të gjithë janë duke bërë luftë për pandeminë këta janë duke bërë luftë për pushtet, por nuk merret pushteti me të vdekurit. Ti lëmë të vdekurit të prehen dhe familjarët të qetësohen ne do të vazhdojmë luftën me mjekët, për ti bërë ballë pandemisë. Është një kohë për të reflektuar se politika nuk mund ta bëjë shoqërinë copa por ta bashkojë”, tha Spiropali.

‘Të vdekurit nuk janë kaseta që të fshihen. As filmime të 21 janarit. Nuk mund të fshihen. Në fillim thanë se po i shtojnë të vdekurit që të marrin fonde, ndërsa tani thonë që po i fshehin vdekjet. Njerëzit janë në vuajtje psikologjikisht pasi kanë të shtruar. Mjekët janë në këmbë. Dhe akuzat mbi moralin e tyre dhe pro” tha ndër të tjera Spiropali.

Top Channel