Nuk duhet t’i quajmë më “pizhame”. Pandemia e koronavirusit ka filluar t’i japë një dimension tjetër rutinës tonë të përditshme.

Puna nga shtëpia i ka dhënë mundësinë personave të kërkojnë diçka tjetër te veshjet duke u përqendruar më shumë te rehatia dhe prakticiteti. Kështu shumë gjëra të garderobës sonë kanë ndryshuar destinacion duke marrë edhe përdorime të tjera. Të tilla janë dhe rrobat e gjumit ose nightwear, të cilat tashmë karakterizohen nga një vëmendje e shtuar në lidhje me materialin e përdorur, teksa pëlhura duhet të jetë e një cilësie të lartë.

Për të gjitha femrat ajo duhet të jenë patjetër shumë femërore. Një rëndësi e veçantë i kushtohet dhe atyre me material pambuku, të cilat përfaqësojnë sportivitetin. Veshjet duhen me materiale që lejojnë ajrosjen e trupit. Dhe si gjithmonë më të preferuarat janë ato me material mëndafshi dhe një risi janë pizhamet me material kashmiri. Tashmë, do t’i shohim gjithmonë e më shumë si pjesë e garderobës shik!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA