‘Lëreni politikën’, Hajdari: Bëhemi bashkë dhe krijojmë një Komitet për të ecur përpara me pandeminë

26/11/2020 11:19

Deputetja opozitare në Kuvend, Rudina Hajdari ka propozuar që qeveria dhe opozita të mblidhen bashkë dhe të krijojnë një Komitet më të gjerë Ekspertësh për të ecur përpara me pandeminë covid-19.

Sipas Hajdarit sot është koha që të lihet politika dhe politikanët të bëhen bashkë për të gjetur një zgjidhje, pasi bëhet fjalë për jetë njerëzish.

Më tej Hajdari ka shtuar se politikanët nuk duhet të dalin duke sharë njëri tjetrin.

“Një komunikim të sinqertë dhe transparent. Detyra jonë kryesore është të qetësojmë qytetarë dhe të ndalojmë sherret mes njëri tjetrit. Të mblidhemi bashkë dhe të krijojmë një Komitet për të mbledhur të gjithë njerëzit me kapacitetet e duhura. Të mblidhemi si mazhorancë si opozitë dhe si diasporë të të bëjmë një komitet për të ecur para me këtë pandemi. Ju bëj thirrje të lëmë politikën, se sot shqiptarët janë të lodhur nga mënyra se si po e përballojnë këtë situatë. Të mos dalim duke sharë njëri tjetrin. Mundësia  e vetëm para shqiptarëve për tu treguar, se pas zgjidhjeve ju do merrni votën e ndëshkimit. Të lëmë politikën mënjanë se po flasim për jetë njerëzish.” tha Rudina Hajdari.

Top Channel