Parlamenti nisi punimet duke nderuar 51 viktimat e tërmetit me një minute heshtje.

Ruci:U prefshin ne paqe!

Ne mungese ne Kryeministrit ishte kryetari i Kuvendit ai qe siguroi shqiptaret e prekur nga tërmeti për kthimin ne banesat e rindërtuara.

Përgjigja e Qeverisë e institucioneve edhe solidariteti i qytetarëve shqiptarë inspiruan mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare. Konferenca e donatorëve e shkurtit 2020, me moton “Bashkë për Shqipërinë”, mobilizoi  për rindërtimin një ndihmë jashtë çdo parashikimi: 1.15 miliardë Euro, prej të cilave 300 milion dhuratë.

Përpjekjet tona për rikthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre të rindërtuara apo të reja, nuk u  ndalën, nga pandemia e Covid-19.

Solidariteti e dashuria  njerëzore prodhojnë rezultate më të mira se ndarja e konfliktet.

Opozita parlamentare kërkoi transparence për paratë e dhuruara nga donatoret.

Murrizi: Siropali replika me shifrat e rindërtimit.

Opozitaret dhe socialistet replikuan edhe se kush po bën politike me viktimat e pandemisë, ku akuzat kryesore shkuan per nje tjetër opozite, ate jashtëparlamentare.

Top Channel