Korçë-Kapshticë/ Aksident, mjeti del nga rruga dhe përplaset me bordurën

26/11/2020 17:40
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë – Kapshticë, në afërsi të urës së Zemblakut.

Mjeti doli nga rruga dhe u përplas me një bordurë sipas informacioneve paraprake.

Drejtuesi i mjetit drejt spitalit të Korçës, raportohet jashtë rrezikut.

Gjithashtu ka dhe dëme të shumta materiale. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Top Channel