1 vit më parë Thumana u trondit rëndë nga tërmeti  shkatërrimtar duke hapur një plagë të madhe në këtë komunitet. 26 jetë të humbura 6 prej të cilave nga Cara. Këtu u shënua bilanci më i lartë i jetëve të humbura nga vala shkatërruese e kësaj fatkeqësie natyrore. 

Familjarët e atyre që humbën jetën u bënë bashkë për ti kujtuar.

Albert Cara i mbijetuari kësaj tragjedie, humbi bashkëshorten, tre fëmijët dhe nusen e djalit, ka gjetur forcën ti afrohet zonës ku ishte pallati prej të cilit, falë operacionit të kërkim shpëtimit ai mundi të dalë i gjallë.

Majlinda Leka bashkë me bashkëshortin Alfredin ka ardhur nga Belgjika për këtë kujtuar nënën, Bukurie Leka, një prej 26 viktimave të Thumanës.

Alfredi tregon sa e vështirë ka qenë për Majlidën përballja me humbjen e nënës gjatë këtij viti.

Rrugët e Thumanës janë të boshatisura. Qetësinë e prishin vetëm punëtorët në kantierin e ndërtimit të shtëpive individuale.

Megjithëse jetën e humbura janë të pazëvendësueshme,  pak më tutje  dy pallateve të vdekjes kanë nisur të ndërtohen shtëpitë e reja ku do të akomodohen 155 familje. Këtu ka shpresë për të ardhmen por plagët e hapura në 26 Nëntor 2019 nuk do të shërohen kurrë. Ato janë prezentë në mendjen dhe shpirtin e atyre që humbën të afërmit. Muhamed Veliu Top Channel Thumanë.

Muhamed Veliu

Top Channel