Pandemia e koronavirusit mund të zhdukë 25 vjet arritje në fushën e barazisë gjinore, sipas të dhënave të reja globale nga agjencia e Kombeve të Bashkuara, UN Women.

Gratë po fokusohen më shumë te çështjet e shtëpisë për shkak të sëmundjes.

“Gjithçka për të cilën kemi punuar, e që ka marrë një çerek shekulli, mund të humbasë brenda një viti”, thotë zëvendësdrejtorja ekzekutive e UN Women, Anita Bhatia.

Sipas saj, mundësitë e punësimit dhe arsimit rrezikojnë të humbasin dhe gratë mund të vuajnë nga një shëndet më i dobët mendor dhe fizik. Barra e kujdesit që ka rënë mbi to  paraqet një “rrezik real për t’u rikthyer në stereotipat gjinorë të viteve 1950”, sipas Bhatias. Megjithëse 38 hulumtimet e kryera nga UN Women kryesisht u përqendruan në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të dhënat nga vendet më të industrializuara tregojnë një pamje të ngjashme.

“Më alarmante është fakti që shumë gra në të vërtetë nuk po i rikthehen punës”, tha Bhatia. “Vetëm në muajin shtator në SHBA rreth 865,000 gra u larguan nga tregu i punës krahasuar me 200,000 burra, dhe kjo në masë të madhe mund të shpjegohet me faktin se barra e kujdesit ka rënë mbi ato, pasi nuk kishte askënd tjetër përreth”, shtoi zyrtarja e OKB-së.

UN Women paralajmëron se efekti nga të paturit më pak gra si fuqi punëtore do të jetë i tmerrshëm jo vetëm në mirëqenien e grave, por edhe në përparimin dhe pavarësinë e tyre ekonomike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA