Zonja e Parë e Kolumbisë, Maria Juliana Ruiz pozitive me COVID-19

25/11/2020 14:02

Zonja e Parë e Kolumbisë, Maria Juliana Ruiz ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit (COVID-19), tha zyra e presidentit.

Ajo u diagnostikua të hënën gjatë një testi të rregullt mbi virusin për presidentin Ivan Duque dhe për të.

“Në këtë kohë, ajo është asimptomatike dhe po ndjek protokollet e izolimit të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin të martën vonë, duke shtuar se presidenti ishte negativ.

Që të dy Duque dhe Ruiz janë testuar në mënyrë periodike “duke pasur parasysh nivelin e lartë të ekspozimit dhe bashkëveprim që ata mbajnë”, tha njoftimi për media.

Ky është rasti i tretë me COVID-19 në pallatin presidencial, Casa de Nariño, në javët e fundit. Zëvendëspresidentja Marta Lucia Ramirez dhe drejtori i departamentit administrativ të presidencës Diego Molano gjithashtu u prekën nga virusi.

Sipas Universitetit “Johns Hopkins” me bazë në SHBA, ky vend i Amerikës së Jugut ka më shumë se 1.2 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 35.600 vdekje të lidhura me virusin. Më shumë se 1.1 milionë njerëz janë shëruar nga sëmundja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA