Ka vdekur në Romë, Paolo Gabriele, ish-mazhordomi i Papa Benediktit XVI që, me rrjedhjen e dokumenteve të rezervuara të Papës i dha jetë rastit të parë të asaj që u quajt çështja ‘Vatileaks’.
Gabriele “ndihmës i dhomës së Shenjtërisë së Tij” nga 2006, u arrestua nga Xhandërmaria e Vatikanit më 24 maj 2012 pasi u gjet në posedim të një sasie kopjesh të letrave të rezervuara të Selisë së Shenjtë, pjesa më e madhe e tyre u përdor në librin e Gianluigi Nuzzi “Shënjtëria e Tij”.
Ish- mazhordomi ndërroi jetë në 9.30 në urgjencën e “Policlinico Gemelli”, ku u shtria si pasojë e sëmundjes së tij të gjatë.
I cilësuar si “korbi”, praktikisht personi laik më i afërt i kreut të Vatikanit, u gjykua për vjedhje të rëndë të dokumenteve sekrete dhe u dënua më 6 tetor 2012 me 3 vjet burg, që më pas u shkurtuan në 1 vit e 6 muaj.
Ish-mazhordomi u fal më pas nga Papa Ratzinger, që e vizitoi në qeli më 22 dhjetor. Pas shkarkimit nga puna, Selia e Shenjtë, megjithatë e punësoi Gabriele, i martuar me tre fëmijë, në një kooperativë sociale që punonte për spitalin pediatrik Bambino Gesù, pjesë e Vatikanit./Shqip/
Top Channel