Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Nxënësit e sistemit parauniveristar dhe ata 9-vjeçar pas festave të Nëntorit duke se do ta zhvillojnë mësimin online.

Komiteti i ekspertëve duke vlerësuar rrisk të shtuar të përhapjes së shpejtë të covid -19 në popullatë, ka sugjeruar që procesi mësimor të zhvillohet në mënyrë të alternuar pra pjesërisht online, por i mbetet ministrisë së arsimit të marrë vendimin përfundimtar.

Ministrja Manastirliu premtoi se brenda muajit dhjetor mbërrijnë testet e shpejta ndërkohë që siguroi se vaksina anticovid do të jetë në Shqipëri në të njëjtën kohë me vendet e tjera të zviluara .Por vetëm pak ditë para festave ku administrata ka tanimë 4 ditë pushime përfshirë edhe fundjavën ,dhe ku sipas traditës qytetet dynden nëpër lokale duke festuar, ministrja e Shëndetësisë ka një këshillë.

Duke vlerësuar situatën në vijëmësi të përhapjes së covid 19 , në rritjen e numrit të infektuarve , rritjen e numrit të pacientëve në spitalet covid si dhe ata në reanimacion ,komitetit teknik i cili vlerëson periudhën 14 ditore pritet të dalë edhe me një tjetër vendim për kufizim orari të lëvizjes së qytetarëve .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA