Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka uruar sot demokratin Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në SHBA në një telefonate, raportonin mediat kineze.
Xi kishte shprehur me Biden shpresën për një marrëdhënie ‘të shëndetshme e të qëndrueshme’ mes Kinës e SHBA, thoshte agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua për telefonatën e përgëzimeve.
Sipas saj, Xi shtonte se një marrëdhënie pozitive ishte jo vetëm në interesat e popujve të dy vendeve, por dhe një pritshmëri e qartë e komunitetit ndërkombëtar.
“Shpresoj që dy palët të mbrojnë frymën e shmangies së konfliktit dhe jo-konfrontimit, të respektit reciprok dhe bashkëpunimit të leverdisshëm”, thuhej në deklaratë.
ZV. presidenti kinez Wang Qishan gjithashtu kishte telefonuar zv. presidenten e zgjedhur amerikane Kamala Harris për t’i uruar fitoren, raportonte Xinhua.
Marrëdhëniet sino-amerikane janë përkeqësuar gjatë viteve të fundit, sidomos me rritjen teknologjike dhe ushtarake të Kinës, duke u përfshirë në debate tregtare, ato të koronavirusit dhe në lidhje me territoret detare të Kines apo te Hong Kong-ut.
Top Channel