U duk se mes tyre po lindte një romancë e re, por takimi i tretë mes Teas dhe Elvisit, vërtetoi komplet të kundërtën.

Tea u tregua gjatë gjithë takimit e ftohtë në sjellje. Një gjë e tillë u reflektua dhe tek Elvisi. Bukuroshja bionde shprehu dëshirën për të ndaluar takimet me Elvisin e të rinisë sërish takimet  siç i quan ajo “eksperimentale”.

Po me të njëjtën argument u shpreh dhe Elvisi, i cili tha se nëse Tea dëshiron të njihet me të tjerë, ai është i gatshëm të presë, por njëkohësisht edhe djali të vijojë njohjet me vajzat.

Ndërkaq, nga krahu tjetër Mevlani “akuzoi” Tean se po luan me djemtë, e këtu iu referua takimeve me Elvisin, Andin dhe Arjonin. Kjo “akuzë” u mohua nga 21-vjeçarja e cila tha se përkundrazi në të kaluarën Arjoni ka luajtur me të.

 

Mevlani: Po luan me njerëzit.

Tea: Ku e shikon ti? Me cilin djalë kam luajtur?

Mevlani: Me Arjonin, Elvisin?

Tea: Me Arjonin luajta unë apo ai?

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA