Momenti tmerrues kur tigri hyn në qytezën indiane e kërcen mbi burrin në gropën 5m të thellë (Video)

25/11/2020 16:11

Një tigër ka kërcyer mbi një burrë duke e rrëzuar në një gropë 5 metra të thellë, pasi hyri në një qytezë indiane duke kërcënuar vendasit.

Tigri i species Bengal dyshohet se ishte arratisur nga një rezervat natyror dhe kishte sulmuar disa njerëz, duke plagosur të paktën dy prej tyre, para se të vihej nën kontroll.

Pamjet e kërcimit të tij të tmerrshëm tregonin kafshën bashkë me burrin që binin duke u rrokullisur në gropë, teksa të tjerë njerëz nxitonin për të shpëtuar burrin.

Zyrtarë pyjorë nxitonin për të qetësuar tigrin dhe fillimisht hezitonin të qëllonin shigjetat qetësuese, nga frika se kafsha mund të sulmonte njerëz të tjerë.

Zyrtari pyjor lokal Tezpur, P Sivakumar, tha se grupi është në gatishmëri për të qëlluar me qetësues ndaj tigrit: “Do të ishte më e thjeshtë nëse ai qëndronte në një ndërtesë. Kur kafsha vrapon në natyrë të hapur është e vështirë, sepse pas qëllimi të një shigjete, tigri nuk qetësohet në moment dhe mund të sulmojë njerëz të tjerë”, tha ai.

India ka popullatën më të madhe në botë të tigrave, me të paktën 3,000 të identifikuar në censusin e vitit të shkuar.

Kryeministri Narendra Modi ka vlerësuar Indinë si një nga habitatet më të sigurta të tigrave në botë, duke shtuar se numri i tyre është dyfishuar në katër vitet e fundit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA