VIDEO/ U bë “mollë sherri” për Icardin dhe Wanda Nara, aktorja e njohur argjentinase kapet “mat” me pilotin 11 vite më të ri
18/11 17:03
Erlindi është një nga djemtë më të rinj të “Për’Puthen”.
Që në hyrjen e tij në emisionin e dashurisë, ai e shprehu hapur admirimin për Tean dhe pëlqimin për të. Për këtë arsye, djali kërkoi nga produksioni një takim 4-minutësh në studio, me qëllimin për ta njohur më shumë bukuroshen 21-vjeçare.
Tea e pranoi ftesën dhe takimi vijoi. Djali u pa tepër i emocionuar dhe ky fakt nuk kaloi pa u vënë re nga Tea. Gjatë bisedës, e cila u orientua në tematika që kishin për qëllim njohjen e tyre, Erlindi tha se tek Tea, pëlqen zgjuarsinë dhe karakterin e saj të butë. Në fund, Tea pranoi se Erlindi kishte një karakter tepër interesant dhe do të dëshironte ta njihte më shumë.
Top Channel