Cilat hormone sjellin lumturi dhe si t’i aktivizoni ato, mirëqenia fillon nga brenda
Futbolli është në zi pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të një prej legjendave të këtij sporti, Diego Armandos Maradonës.
Ish-kampioni i botës me Argjentinës humbi jetën këtë të mërkurë (datë 25. 11. 2020) si pasojë e arrestit kardiak, vetëm dy javë pasi la spitalin pas një ndërhyrje në tru. Shumë personazhe të njohur botërorë, kanë reaguar për vdekjen e Maradonës, më i fundit ka qenë Leo Messi, i cili e ka parë 60-vjeçarin gjithmonë si një idhull.
Ndër rreshtat e kushtuar për Maradonën, Messi e cilëson atë si të “përjetshëm”.
“Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë Argjentinasit dhe për futbollin. Ai na lë por nuk largohet, sepse Diego është i përjetshëm. Unë i ruaj të gjitha momentet e bukura që kam jetuar me të dhe kam dashur të shfrytëzoj rastin për t’i dërguar ngushëllime familjes dhe miqve të tij. PREHU NE PAQE”, ka shkruar Messi në profilin e tij privat në Instagram.
Top Channel