Ish-kryeministrja e Anglisë, Margaret Thatcher e quajtur edhe si “Zonja e hekurt’ jepte mesazhe nëpërmjet pamjes së saj të jashtme.
Flokët e palëvizshme, nuk ishin rastësi, por një ‘armë’ e ndërtuar me kujdes për të dhënë imazhin e saj të hekurt, gjë që nuk është e pazakontë për gratë në pushtet.
Flokët kanë një fuqi si asnjë aksesorë tjetër, veçanërisht nëse modeli i tyre është i njëjtë gjatë gjithë kohës, kthehen në një simbol për karakterin tuaj. Në të vërtetë, nëse Margaret Thatcher do të kishte një model të zakonshëm flokësh, ndoshta në gjatësinë e shpatullave, ka gjasa që ajo mos ta transmetonte në mënyrën e duhur imazhin e ‘Zonjës së Hekurt’.
Një model i fuqishëm i flokëve ka nevojë për dy elemente për të imponuar ndjenjën e përuljes: lartësinë dhe ngurtësinë. Shtimi i vëllimit joproporcional në kurorën e kokës ju jep një ndjenjë madhështie në pamjen tuaj të përgjithshme.
Natyra e ngurtë dhe e palëvizshme e flokëve të Thatcher tregonte se ajo nuk përulej lehtë, si edhe të japin mesazhin e padepërtueshmërisë. Modeli ‘famëkeq’ i flokëve të Margaret Thatcher nuk është krijuar për t’u pëlqyer dhe prandaj rrallëherë merret si frymëzim. Sidoqoftë, parukierë të njohur parashikojnë një rikthim të këtyre modelesh flokësh në 2021-shin.
“Në vitet 1980-të gratë ishin më të guximshme me flokët e tyre. Covid na ka detyruar të futemi në modele më të thjeshta dhe të zakonshme, por, nga bisedat që po bëj me klientët e mi, shumë prej tyre janë gati të eksperimentojnë përsëri. Unë mund të shoh një kthim në modelet e flokëve me shumë volum vitin e ardhshëm – kjo tashmë po ndodh në industrinë e modës dhe muzikës”, tha Andreas Ëild nga salloni i flokëve të Larry King në Londër.
Figura e saj është rikthyer nga Gillian Anderson në serialin ‘The Crown’.
Top Channel